Skandali me gazetarin, kush mban përgjegjësi për këta policë të paaftë dhe arrogantë rrugëve të qyteteve tona?!

28 Korrik 2021, 15:21

Skandali i 'Varrit të Bamit' ndodhi pikërisht në ditën e 20-të nga afati 100 ditor që Kryeministri Rama i vuri policisë për tu rikthyer 100% në shërbim të qytetarëve, duke e vënë theksin mbi të gjitha të arroganca e patolerueshme e disa reparteve të policisë. Kanë mbetur edhe 80 ditë por persona të tillë, me uniformën e simboleve tona shtetërore dhe kombëtare duhet të pushojnë se qarkulluara në rrugët e vendit që tani! Asnjë ditë më shumë!