Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji foli në lidhje direkte, me ‘Studio Live’ në Report Tv për skandalin me mbetjet të Kompanisë Kurum. Gjergji shprehet se emergjencat mjedisore në Elbasan kanë nisur që në vitin 2007 kur në bashki erdhën socialistët.
'Skandali i mbetjeve toksike nuk është një çudi, pasi emergjenca mjedisore duke përfshirë edhe këto mbetje, ka vite që është. Nga 2007 bashkia Elbasan udhëhiqet nga socialist dhe që atëherë është ngritur alarmi për ndotje mjedisore. Atëherë u quajt si nisëm e marrë nga kryetar i bashkisë, por ishte këmbëngulja e këshilltarëve të bashkisë Elbasan. Kur morëm vesh që brenda ndotjes mjedisore bëhet fjalë edhe për ndotje toksike, që bashkia nuk ka qenë asnjëherë transparent.'