Skandali me publikimin e pagave, 4 të arrestuar! Prokuroria: 2 specialistë të IT te Tatimet shitën të dhënat te privati, 2 të tjerë janë bashkëpunëtorë të tyre

7 Janar 2022, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2022-01-07 14:34:37

Prokuroria e Tiranës ka arrestuar 4 të dyshuar për nxjerrjen e pagave të shqiptarëve. Një specialiste e IT te Tatimet mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, i cili i shiti në 2 subjekte private. Prokuroria fakton se nuk ka ndërhyrje në sistem, por shpërdorim detyre nga ana e punonjësve. Hetimet vijojnë.