Skandali në FSHF/ Shakohoxha: Ekipet që dalin kundër Dukës, rrëzohen nga kategoria! Pse nuk i nxjerr emrat e delegatëve, nga çfarë ka frikë? E-mailet e shoqatave kontrollohen nga Federata

26 Janar 2022, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2022-01-26 14:06:00

Kur Dritan Shakohoxha, komentator sportiv mori vendimin për të kandiduar për kreun e FSHF-së, ai rrëfen se e kishte menduar që do e kishte të vështirë të mposhte Armand Dukën, por kurrë që manipulimi do të shkonte deri në këtë gradë. Në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Shakohoxha ka hedhur akuza të forta në drejtim të Dukës duke thënë se cili klub i ka dalë kundër e ka rrëzuar nga kategoria.