Skandali për llogaritë bankare, gazetari për Report Tv: FSHF ka kryer transaksione të dyshimta, Federata nuk mban premtimin, çështja nuk do zgjidhet

28 Nëntor 2021, 21:44

Provat e Federatës Shqiptare të Futbollit se ka kryer transaksione bankare me llogari zyrtare të klubit të Tiranës ranë poshtë, për shkak se nuk kishin të bënin me shpërblimin e UEFA-s, që me vendim gjyqi duhet të shkonin te i ndjeri Metush Seferi, ish-presidenti i Tiranës që duhet të vjelë mbi 600 milion lek për shkak të një gjyqi të fituar. Tami Kona, gazetar sportiv tregon për Report TV se si është kryer mashtrimi ndaj përmbaruesit, i ngarkuar për të marrë paratë nga FSHF.

“Tirana është akuzuar gjithmonë se ka hapur llogari bankare fantazëm, jo zyrtare, por nëpërmjet shumë pjestarëve. Kjo ka qenë gjithmonë", tha gazetari Tami Kona për Report Tv.