SKANDALI/U kap në 2014 me 15 kg heroinë në Itali dhe i dënuar në Gjykatën e Apelit, në Shqipëri punonte si doganier në Durrës! Kush është 42-vjeçari i arrestuar

23 Shtator 2021, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 15:30:09

Arrestimi i Julian Mandijas, një person i shpallur në kërkim për trafik droge, ka nxjerrë në pah një skandal. Ndonëse ishte arrestuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal, për të cilin Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg, 42-vjeçari jo vijonte jetën e tij krejtësisht i qetë në Durrës, por madje ishte i punësuar dhe si doganier në Portin e Durrësit.