SKANDAL/Zjarret 'përpijnë' vendin prej ditësh, Haki Çako nuk ndërpret pushimet! KLSH thirrje kreut të Emergjencave Civile: Kthehu në detyrë!

2 Gusht 2021, 22:52

Skandal i Emergjencave Civile për reagimin e zjarreve në vend! Në një kohë kur Vlora ndodhet nën 'pushtetin' e flakëve prej disa ditësh, por kjo nuk shqetëson aspak kreun e Emergjencave Civile Haki Çako, i cili nuk ka denjuar të ndërpresë pushimet e tij edhe pse situata është kritike. Vendi ynë prej ditësh po përballet me disa vatra zjarri nga veri në jug, ndërsa ato më problematike vijojnë të jenë në Tragjas dhe Karaburun të Vlorës, por duket se kjo gjë nuk shqetëson aspak Haki Çakon, i cili as nuk ka ndërprerë pushimet dhe as nuk ka reaguar në lidhje me situatën emergjente.