"S'kemi kontaktuar trajner tjetër për të zëvendësuar Reja-n!' Duka për përjashtimin nga kampionati të vajzave në Shkodër: S'jam hakmarrës

13 Tetor 2022, 16:01

Pasi i përjashtoi nga kampionati si një hakmarrje për votën kundër në zgjedhjet për president, Armand Duka kërkon meritat e arritjeve të vajzave në Shkodër në kupat e Europës. Ai u shkoi për ti uruar dhe mohoi të jetë hakmarrë ndaj tyre. Presidenti në përgjigje të zemërim të tifozëve ndaj Edd Reja-s për disfatat e kombëtares tha se FSHF nuk ka kontaktuar asnjë trajner tjetër për ta zëvendësuar.