Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore.
Kryeministri Rama paralajmëroi bizneset private, restorantet dhe beach baret se nuk do të kenë më leje për të vendosur çadra në hapësirat e plazheve.
Lidhur më këtë deklaratë Zak Topuzi kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, i ftuar në emisionin Përballje në Report Tv, i cili u shpreh se menaxhimin e cadrave e patën bashkitë dhe nuk arritën që ta menaxhonin dot.