Skënder Kurti nuk shuhet kurrë, ish-kampioni i boksit mbush plot ‘Farie Hotin’! I biri: Ishte person i rrallë

16 Maj 2022, 14:30 | Përditesimi i fundit: 2022-05-16 14:31:13

Në nder të ish-kampionit të boksit Skënder Kurti u organizua në fundjavë një aktivitet memorial ku morën pjesë figura të shquara të këtij sporti, ndërsa në ring u ngjitën profesionistët më me emër në vend. Djali i tij Renato thotë se Kurti i kishte shokët e rrallë, ndërsa pjestarët e klubit Tirana u shprehën se kontributi i tij do mbetet gjithmonë i paharrueshëm.