Skënderbeu i Superligës, ‘paqe’ me Malishevën! Vizat pengojnë 2 lojtarë, trajner Gvozdenovic: Merkato ende e hapur

28 Korrik 2023, 15:24

Skënderbeu është ndalur në një tjetër barazim në miqësoret që po zhvillon për përgatitjet e sezonit të ri në Superligë. Trajneri Ivan Gvozdenovic ka zbuluar se klubi po pret dy futbollistë me të cilët ka mbyllur marrëveshjen, ndërsa ka shtuar se deri në fund të merkatos pret edhe përforcime të reja.