Skënderbeu leksion Teutës, korçarët marrin vendin e 4-t! 'Osmanët' harrojnë të fitojnë, Vllaznia 0-0 Laçi

25 Nëntor 2023, 17:46

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot dy ndeshjet e fundit për javën e 13-të. Në Korçë, Skënderbeu mundi 3-1 Teutën edhe pse me një lojtar më pak për një pjesë loje, teksa në Shkodër, Vllaznia dhe Laçi ndanë pikët duke barazuar 0-0.