Hajdutët e biçikletave vjedhin në mes të ditës “pa ferrë në këmbë”.
Rasti më i fundit i denoncuar ka ndodhur sot në rrugën Dritan Hoxha, në afersi te Zogut te Zi.
Dy te mitur, siç shihen nga pamjet e siguruara nga gazetari Sokol Dema, vjedhin 2 biçikleta.
Brenda pak minutash të miturit vjedhin dy biçikletat në pak sekonda. Rasti eshte denoncuar prane komisariatit nr 3. Dyshohet se dy te miturit jane autore edhe ne disa vjedhje te tjera biçikletash.















