‘Skuqet’ Vlora pas mesnatës, përfshirë nga flakët mali i Tragjasit në anë të ByPass-it

2 Gusht 2021, 07:42 | Përditesimi i fundit: 2021-08-02 12:57:30

Situata e zjarreve në Vlorë vijon të mbetet kritike. Pas mesnate është përfshirë sërish nga flakët mali i Tragjasit në anë të ByPass-it të Vlorës.

Helikopteri pritet të ndërhyjë sërish sot për të shuar plotësisht zjarrin. Zonë rreziku vijon të mbetet Karaburuni ku dhe aty duhet ndërhyrje nga ajri edhe ditën e sotme.