Sky Ecc ‘fundos’ rrjetin e trafikut të drogës në Belgjikë, paratë e kokainës ‘pastroheshin’ në Shqipëri! Gazetari: Policia zbuloi 7 mijë transkripte për vendin tonë

6 Nëntor 2023, 15:04

Rreth 125 anëtarë të mafias shqiptare dhe marokene, të cilët u zbuluan nga aplikacioni  Sky Ecc, nga ku shkëmbenin detaje mbi rrjetin e tyre të trafikut të drogës, do të dalin para Gjykatës Penale në Bruksel më 4 dhjetor, pasi seanca e sotme nuk u realizua për shkak të kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë të njihen me dosjen voluminoze.