Sllovakia ofrohet të presë negociatorët e paqes Rusi-Ukrainë, Putin: jemi dakord

27 Dhjetor, 16:53

Sllovakia mund të jetë shteti ku mund të zhvillohen negociatat e paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Propozimi është bërë nga kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, dhe ka marrë pëlqimin e presidentit Vladimir Putin, i cili thotë se nuk do thjesht të ngrijë luftën por t'i japë fund përgjithnjë asaj.