Snajperi merr pozicion nga larg, vijojnë negociatat me 35-vjeçarin në Roskovec

24 Korrik, 13:44 | Përditesimi: 24 Korrik, 13:44

Pamjet e fimuara nga larg që sjell Report TV tregojnë një snajper të pozicionuar në distancë, ndërsa vijojnë negociatat me 35-vjeçarin e dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec.

Forcat speciale dhe efektivët e Policisë mbeten në terren, ndërsa operacioni është ende në zhvillim. Sipas policisë, negociatat po vazhdojnë me qëllim dorëzimin e autorit pa shkaktuar pasoja të tjera. Në zonë është vendosur një perimetër sigurie, ndërsa forcat e angazhuara vijojnë të monitorojnë çdo lëvizje.

E.H/Shqiptarja.com