Sondazhi i dytë i ‘Piepoli’! Veliaj rikonfirmohet me gati mazhorancë absolute! PS fiton edhe shumicën e Këshillit bashkiak! Garë e ngushtë në Durrës

12 Prill 2023, 23:01 | Përditesimi i fundit: 2023-04-12 23:33:51

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Tirana do t’i besonte një tjetër mandat Erion Veliajt. Në sondazhin e dytë të institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv qytetarët janë pyetur se cilin prej kandidatëve do të votonin për garën e 14 majit në kryeqytet.