Sondazhi i ‘Piepoli’-t në Report Tv/ Zv.presidenti i institutit italian: Kemi intervistuar 1000 njerëz

29 Mars 2023, 21:28

Rreth 100 njerëz janë pyetur në sondazhin e Piepolit në Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Kështu bëri me dije zv.presidenti i institutit Piepoli Livio Gigliuto gjatë një interviste në Repolitix.

‘Në sondazh ka parashikime dhe përfaqësime të opinionit publik. Ne kemi intervistuar 1000 njerëz që merr parasysh përbërjen gjeografike të vendit edhe të zonës gjeografike ku jetojnë shtetasit shqiptar.’- u shpreh Livio Gigliuto.