Sondazhi i Piepolit/ PS mund me diferencë koalicionin Berisha-Meta në rang kombëtar! Këlliçi humb 11% të votave të tij pas posterit me gishtin e mesit

3 Maj 2023, 23:29

10 ditë para zgjedhjeve, sondazhi i Piepolit nxjerr fituese Partinë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit në Tiranë, me Erion Veliajn që thellon fitoren. Lideri më pak i besueshëm për shqiptarët është Ilir Meta, ndërsa për shkak të posterit me gishtat e mesit lart, mbështetja për Belind Këlliçin ulet me 11%.  Nëse në 14 maj, do të mbaheshin zgjedhje të përgjithshme dhe jo vendore, në rang kombëtar PS rezulton fituese me 48-52%.