Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu

17 Janar, 07:40

Në Frontline, Report Tv erdhi sondazhi i përmuajshëm në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjan. Kryesisht u pyetën shqiptarë në qarqeve të ndryshme, si dhe jashtë vendit që janë të gatshëm për të votuar në zgjedhjet parlamentare. 

Pyetja e parë kishte të bënte me ardhjen e Trump në pushtet në SHBA dhe ndikimin që mund të ketë shteti më i fuqishëm i botës në lidhje me Shqipërinë dhe konkretisht në raportet me kryeministrin Rama. Më shumë se gjysma 50.3% mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj, 19.3% mendojnë se do përmirësohen. Nga ana tjetër, 25.2% thonë se marrdhëniet do përkeqësohen, ndërsa 5.2% shprehen se janë të dyzuar.

Më tej zgjedhësit u pyetën nëse i shohin normale sharjet dhe shpifjet e politikanëve ndaj njëri-tjetrit. 79.4% thonë se jo, ndërsa 11.2% i shohin normale, pjesa tjetër prej 9.4% janë të dyzuar.