Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 57.1% do të votonin për PS-në! Rritet besimi te drejtësia, 67.1% vlerësim pozitiv për SPAK e 60.4% për ‘Kushtetuesen’

7 Shkurt, 22:59 | Përditesimi i fundit: 2024-02-08 09:30:04

Hetimi i disa prej dosjeve të bujshme ka rritur besimin e qytetarëve te drejtësia. Në sondazhin e përmuajshëm që Report Tv sjell, 67.1% e qytetarëve shprehin vlerësim pozitiv për punën e SPAK ndërsa 60.4% e tyre kanë mendim pozitiv edhe për punën e Gjykatës Kushtetuese. Por teksa te drejtësia besimi rritet, vlerësimi për politikën vijon të jetë i ulët.