Sonte M.United-Leicester, City pret 'dhuratën' për titullin e 7 në histori! Barcelona zbret në fushë vetëm për fitore

11 Maj 2021, 13:39 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 13:40:44

Manchester City i Pep Guardiolës ka gjasë të shpallet sonte matematikisht kampion i Premier League në rast se rivalët e qytetit, United, humbasin në përballjen kundër Leicester të vendin të katërt në ‘Old Traford’.

City është 10 pikë para United kur kanë mbetur edhe 3 javë kampionat, por United ka një ndeshje më pak se ‘qytetarët’. Në rast barazimi të ‘djajve’ kundër Leicester festa do të shtyhej sërish, pasi të besuarit e Solskjaer kanë avantazhin e përballjeve direkte.

Sakaq edhe Leicester nuk shkon për shëtitje kundër Manchester United, pasi ‘dhelprat’ dëshirojnë të mos lëshojnë terren në luftën për të siguruar kualifikimin në Champions League edhe pse për momentin kanë sigurinë e shifrave. Për City-n ky do të ishte titulli i 7 në historinë e klubit dhe i 5 në 10 vitet e fundit.

Lajm i mirë është se kryeministri i Anglisë Boris Jonhson ka konfirmuar rikthimin e tifozëve në stadium pas datës 17 maj. Kjo do të thotë se dy javët e fundit të Premier League do të luhen me 10 mijë të pranishëm në stadium.

Ndërkohë e marta zbret në fushë edhe Barcelonën për llogari të javës së 36 të La Liga-s. pas barazimit pa gola kundër Atletico-s katalanasit synojnë fitoren me patjetër kundër Levante-s, pasi kjo është mënyra e vetme për të shpresuar ende për titullin.

Aktualisht Barcelona renditet në vendin e tretë me 75 pikë, po aq sa Real Madrid i vendit të dytë dhe 2 më pak se Atletico e vendit të parë.