Sondazhi i Report Tv/ Mbi 50% e shqiptarëve mendojnë se Altin Dumani është njeriu më me ndikim në vend për 2023! Rama i dyti me 25%

20 Dhjetor 2023, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2023-12-21 07:56:40

Sonte në Repolitix të dhënat e sondazhit politik për muajin dhjetor në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja. Sondazhi i fundit për 2023 vjen me disa nga temat më interesante të vitit. Cilët janë zyrtarët dhe personalitetet më me ndikim në jetën e vendit për vitin 2023? Cilat janë çështjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK për vitin 2023 ? Cilët janë personazhet përtej politikës më të pëlqyer për vitin 2023? Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Kush është politikani më i pëlqyer në vend ? Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot cila parti do të fitonte? Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte në Repolitix ora 21:00 me të dhënat e sondazhit për muajin dhjetor