Sonte Superkupa e Europës në Greqi, Man.City kundër Sevillia-s! Guardiola: S'e humbas mundësinë për një tjetër trofe

16 Gusht 2023, 15:38 | Përditesimi i fundit: 2023-08-16 15:40:27

Sonte në Greqi do të dorëzohet trofeu i parë i rëndësishëm i Europës pasi luhet finalja e Superkupës mes Manchester City-t dhe Seviljas. Trajneri i anglezëve Pep Guardiola thotë se nuk dëshiron ta humbasë mundësinë që klubi ta fitojë për herë të parë këtë trofe.