Sonte supersfida e Seria A, Juventus do hakmarrje për humbjen e turpshme ndaj Napolit! Trajneri Allegri: Të kapim vendin e dytë

23 Prill 2023, 18:47

Juventusi që po kalon një moment pozitiv do të presë sontë në orën 20:45 në Torino Napolin që po shkon drejt titullit kampion, me synimin e madh për t’u hakmarrë. ‘Zonja e vjetër’ në janar u mposht 5-1 në stadiumin ‘Maradona’ dhe sonte me rëndësi të madhe do jetë kthimi i restos për të kaltrit, që nga ana tjetër duan të hedhin themelin e fundit për titullin e tretë në histori në Seria A.

Bardhezinjtë vijnë edhe pas rikthimit të 15 pikëve dhe para ndeshjes trajneri Allegri ka kërkuar fitore për t’u ngjitur në vendin e dytë. Ai shton se me rëndësi për Juventusin është që të tregojë forcë ndaj vendit të parë në kampionat.