Sot 31 vjet nga Lëvizja Studentore, PD feston e ndarë mes Bashës dhe Berishës

8 Dhjetor 2021, 11:29 | Përditesimi i fundit: 2021-12-08 15:15:19

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, e teksa përkujtohet 8 Dhjetori i Lëvizjes Studentore, për herë të parë PD feston e ndarë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Basha është i pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ku do të mbajë edhe fjalën e tij, ndërsa Berisha do të zhvillojë një takim në Qytet Studenti, ku edhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.