Sot derbi i Kryeqytetit, 30% e stadiumit 'bën lëmsh' tifozët! Shehi: Ndeshje e rëndësishme, por vlen vetëm 3 pikë

25 Tetor 2021, 15:32 | Përditesimi i fundit: 2021-10-25 20:01:45

Do të luhet sot derbi i 162 në histori i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Si rrallherë Tirana vjen si pretendente absolute për shkak se renditet e para, ndërsa Partizani pas 5 javësh ende nuk e njeh shijen e fitores, ndërsa renditet në vendin e tetë. Si të mos mjaftonin këto të kuqtë e Ilir Dajës kanë edhe shumë mungesa.

‘Reparti ku kemi më shumë mungesa është sulmi, pasi përveç Kaçes të tjerët luajnë në këtë repart. Kjo nuk do të thotë asgjë gjithsesi sepse derbi është një ndeshje për t’u fituar dhe nuk ka vend për justifikime. E kemi shumë të qartë se çdo lojtar që luan nga fillimi apo ato që futen si zëvendësues në një ndeshje të tillë do japin maksimumin për ta çuar ekipin drejt fitores së parë që ne pretendojmë ta marrim në derbi,’-u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.