Sot derbi i Romës, përplasje mes policisë dhe tifozëve të Lazios! Forcat e rendit përgjigjen me tymuese

13 Prill, 20:10

ROMË - Këtë të diel (13 prill) në "Olimpico" të Romës do luhet derbi mes Lazios dhe Romës (20:45), i vlefshëm për raundin e 32-të në Serie A. Portat e stadiumit u hapën në 18:00, teksa në rrugët e kryeqytetit italian nuk munguan përplasjet mes tifozëve dhe policisë.