Sot 'finalja' me Poloninë, Shqipëria ëndërron Botërorin! 'Air Albania' i mbushur plot, Manaj e Broja priten titullarë

12 Tetor 2021, 12:22

Tirana është veshur kuqezi dhe tifozët mbajnë frymën për përballjen Shqipëri-Poloni. Duke nisur nga ora 20:45 në një “Air Albania” të mbushur plot Kombëtarja luan “finalen” ndaj Polonisë dhe një fitore jep shpresë për Botërorin. Manaj e Broja priten titullar ndërsa tekniku Reja thotë se ekipi ëndërron Botërorin.