Sot 'finalja' me Poloninë, Shqipëria ëndërron Botërorin! Atmosfera kuqezi 'pushton' Air Albania! Tifozët për Report Tv: Çunat s'do na dëshpërojnë! Trafik i rënduar në rrugët rreth stadiumit

12 Tetor 2021, 18:48 | Përditesimi i fundit: 2021-10-12 23:27:33

Tirana është veshur kuqezi dhe tifozët mbajnë frymën për përballjen Shqipëri-Poloni. Duke nisur nga ora 20:45 në një “Air Albania” të mbushur plot Kombëtarja luan “finalen” ndaj Polonisë dhe një fitore jep shpresë për Botërorin. Manaj e Broja priten titullar ndërsa tekniku Reja thotë se ekipi ëndërron Botërorin.