Sot hapen kufijtë për vizitorët shqiptarë që duan të shkojnë drejt Greqisë, çfarë duhet të dini para së të udhëtoni: Nga certifikata e vaksinimit tek formulari PLF

19 Qershor 2021, 09:22

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se prej ditës së sotme 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

MEPJ njofton se të gjithë udhëtarët se duhet të kenë me vete në kufi certifikatë vaksinimi, test PCR ose certifikat të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj. Ministria e Jashtme shton se deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.