Sot 'liri' për nënat me fëmijët deri në 10 vjeç...Report TV sjell pamjet Live nga Tirana

19 Prill 2020, 10:56

Nënat me fëmijë deri në 10 vjeç sot mund të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00 në këmbë në qendrat urbane. Ndërsa të gjithë të tjerët do të jenë mbyllur brenda deri të hënën në orën 05:00.

Por kjo kategori që përfiton nga liria duhet të ketë kujdes për zbatimin e disa masave. Në vendim e fundit nga ministrja e Shëndetësisë theksohet se nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.

Të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit duhet të rrinë në shtëpi deri të hënën në orën 05.00.

Dje pas një muaji brenda, kryeministri Edi Rama lejoi për të dalë nga shtëpia deri në orën 11:00 pensionistët. 

Nga e hëna do të futen në fuqi masat e reja të lëvizjes me makinë ku autorizimi merret jo më në polici por te e-Albania, teksa sot u publikua lista e bizneseve që do të lejohen që të hapen.