Sot mbledhje e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë të Malit të Zi, Abazoviç pret Ramën

27 Shkurt 2023, 11:26

Mbahet sot për herë të dytë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.

Ka qenë i zoti i shtëpisë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović që ka pritur në një ceremoni zyrtare homologun e tij shqiptar, Edi Ramën dhe ministrat e tij.