Sot merr jetë Championsi i sezonit të ri, në orën 18:00 hidhet shorti, priten grupe ‘ferri’

31 Gusht 2023, 10:03

Sot merr jetë Championsi i sezonit të ri. Në Monaco duke nisur nga ora 18:00 hidhet shorti i fazës së grupeve. 32 ekipet e kualifikuara do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra. Priten edhe grupe “ferri” ndërsa të gjithë do të jenë në ndjekje të Manchester City-tt, kampiones në fuqi.