Sot miqësorja e parë në epokën Sylvinho, Shqipëria bën rotacion ndaj Bullgarisë, priten deri në 6 ndryshime! Interes i ulët nga tifozët

17 Tetor 2023, 13:55

Pas fitores ndaj Çekisë të enjten e kaluar Shqipëria zbret sot sërish në fushën e “Air Albania” për tu përballur me Bullgarinë në një sfidë miqësore. Pritet që trajneri Sylvinho të bëjë rotacion e deri në 6 ndryshime në formacion. Për kualifikimin duhet të presin nëntorin theksoi braziliani ndërsa deri më tani janë shitur rreth 13 mijë bileta.