Sot ndeshja Shqipëri-Çeki, tifozët nga të gjitha trevat mbërrijnë në Tiranë për ndeshjen! Sheshi ‘Skënderbej’ e stadiumi, vendet e emocioneve të mëdha

12 Tetor 2023, 16:09

Tema kryesore e bisedave në tavolinat e shqiptarëve sot është sfida e Kombëtares ndaj Republikës Çeke. Emocionet e mëdha të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 qytetarët thonë se kanë vendosur t’i ndajnë me miqtë e familjarët në stadiumin Air Albania apo në sheshin “Skënderbej” ku është vendosur një monitor i madh.