Sot luhen edhe dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të Euro 2020. Në 18:00 në mitikun “Uembli” luhet klasikja e futbollit evropian Angli-Gjermani ku emocionet janë të garantuara. Ndërsa në mbrëmje edhe Suedi-Ukrainë luhet për një biletë në çerekfinale.
Sot mbyllet faza e 1/8 e Euro 2020 me një klasike të futbollit evropian. Në mitikun “Ëembley” duke nisur nga ora 18:00 Anglia dhe Gjermania përballen në betejën e radhës. Gjermania humbjen e fundit në këtë stadium ndaj Anglisë e ka në finalen e Botërorit në 1966-të dhe që atëherë ka fituar 5 e barazuar dy nga shtatë ndeshjet me Anglinë në “Ëembley”. Por “tre luanët” duan të bëjnë historinë dhe i kanë të gjitha mundësitë. Anglia ende nuk ka pësuar gol në këtë evropian dhe trajneri Gareth Southgate deklaron: Është shumë herët për një Angli-Gjermani por për skuadrën time është një mundësi e artë për të bërë historinë”. Anglia e mbylli në vend të parë në grupin D dhe pritet që titullar të rikthehet Foden, të konfirmohet Saka e të luajë në mesfushë Henderson.













