Sot nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës për 25 ditë, ARRSH zbulon si do të devijohet trafiku: Do të punohet me njërën korsi, tjetra do të jetë e lirë

19 Tetor 2022, 12:24 | Përditesimi i fundit: 2022-10-19 12:39:08

Procesi i punës do të nisë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Në mënyrë që të menaxhohet trafiku, është vendosur që punimet të bëhen çdo 500 metra. Kështu do të bëhet e mundur që njëra korsi lëvizjeje të jetë e lirë ndërsa tjetra të jetë përkohësisht e bllokuar në gjatësinë 500 metra