Sot pritej vendimi i rëndësishëm, shtyhet sërish seanca për Adriatik Llallën në 29 korrik! Mungon pa arsye avokati, gjobitet me 20 mijë lekë

16 Korrik 2021, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2021-07-16 13:30:23

Sot, teksa pritej që të jepej vendimi nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të shpallej i pafajshëm apo do të shkonte në burg, seanca është shtyrë për në datën 29 korrik. Shkak është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe Llalla ka kërkuar që vendimi të jepej në prani të tij. Kjo kërkesë është pranuar nga GJKKO, megjithatë Hazizaj nuk ka shpëtuar paq. Ai është gjobitur me 20 mijë lekë për shkak se mungonte pa arsye.