Një tjetër e cilësin masakër atë që ka ndodhur në fshatin turistik.
“Jemi nisur dreth Thethit ku është bërë mnasakër e jashtëzkaonshme që dora e njeriut e ka ndërtuar dhe dora e njeriut prapë po e shkatërron nga një rrugaç. Po dalin që të sensibilizohemi me vëllezërit tanë. Ne luftë nuk do të bëjmë me qeverinë, por të shohim masakrën që ka bërë regjimi komunist.”
Të tjerë thonë se qeveria është kthyer në agresor.
“Kur shteti kthehet në një agresor, populli mbledh kanunin dhe është reagim për t’u mbrojtur. Kryeministri jonë është kthyer në një agresor. Kur në një anë para votimeve u thotë i gëzofshi dhe pas votimeve ua shemb. Nuk ka pabesi më të madhe t’i prishësh tokën që e ka gjysh pas gjyshi. Nuk është tokë e xanun, është tokë e trashëguar, që e kanë mbrojtur me breza, tokë e vaditur me gjak. Shkoi ky t’jua prishë me ca policë partie që i ka trajnuar për të sulmuar dhe sjellë në atë mënyrë siç u sollën. Ne do të shkojmë në mbështetje të atyre njerëzve që sot ka nevojë. Kur shteti nuk ekziston, bajraku dhe njerëzit e mençur do ta drejtojnë vendin.”, u shpreh një banor tjetër i Mirditës.

















