Sot vijnë afganët në Tiranë, Kim takon Xhaçkën: Do qëndrojnë përkohësisht, destinacioni final SHBA! Po punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare

17 Gusht 2021, 12:30 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 12:30

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ky takim vjen pak orë para se të mbërrijnë në Shqipëri grupi i parë i afganëve. 

Grupi i parë pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 16:30 dhe dy janë vendet ku do të strehohen, 2 godina të konvikteve në Qytet Studenti dhe në hotele në Durrës.

KT/Shqiptarja.com