Sot zgjedhjet në Gjermani/ Kush do ta pasojë kancelaren Angela Merkel pas 16 vitesh? Çfarë thonë sondazhet

26 Shtator 2021, 12:17

Angela Merkel, do të largohet nga politika pas 16 vitesh si kancelare e Gjermanisë, duke i dhënë fund një karriere politike, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada. Rreth 60.4 milionë gjermanë do të votojnë sot për Bundestagun e 20 -të, pas 16 vitesh nën drejtimin e Merkel. Më shumë se 31 milion votues janë gra dhe rreth 29 milion burra. 87 parti politike kërkuan lejen e autoriteteve për të marrë pjesë në këto zgjedhje, nga të cilat 53 morën leje.  Vetëm 7 prej tyre pritet të marrin 5% e kërkuar për të votuar në Bundestag. Një garë e hapur por e vështirë për t’u depërtuar. Fitorja e zgjedhjeve gjermane nuk është thjesht për të poseduar titullin ‘kancelar’ por për të ndjekur gjurmët e domuninantes politike Merkel.