Spahia e shkarkoi se mbështeti kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ më 6 mars në Shkodër, përgjigjet administratori Shabaj: Kjo nuk i shërben bashkimit, por përçarjes së PD, do ndjek rrugët ligjore

15 Prill 2022, 11:16 | Përditesimi: 15 Prill 2022, 11:16

Për administratorin e Postribës Altin Shabaj, shkarkimi i tij nga kryebashkiaku i ri i Shkodrës Bardh Spahia, nuk i shërben bashkimit i cili është edhe qëllimi i demokratëve këto momente, po përçarjes së PD. Ai këmbënguli se shkarkimi është anti-ligjor dhe nuk do ë ngurojë të ndjekë rrugën e drejtësisë mbi këtë vendim

r.k./Shqiptarja.com