Spahiu: Amerikanët po mbështesin më shumë SPAK dhe BKH sesa dy partitë PS-PD

10 Korrik, 18:02

SHBA ndihet e lodhur me PD dhe PS thotë Kreshnik Spahiu, duke theksuar se më shumë po mbështesin SPAK dhe BKH se sa dy partitë. Për Report Tv, Spahiu tha se SHBA ka vendosur që të gjithë mbështetjen e tyre ta orientojnë tek institucionet kushtetuese.

“SHBA po mbështesin më shumë SPAK dhe BKH sesa dy partitë PS-PD. Pas vitesh dëshmimesh të investimeve me politike, diplomatike me liderët e estabilishmentit të vjetër, mesa duket diplomacia amerikane dhe Uashingtoni ndihen të lodhur me PS dhe PD dhe kanë vendosur që të gjithë mbështetjen e tyre ta orientojnë tek institucionet kushtetuese, përfshi SPAK dhe BKH , pa harruar Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. 24 orë para se të zgjidhej kryetare e Gjykatës Kushtetuese ende jetonte në SHBA. Zacaj është investim i SHBA dhe ka mbështetje në vendime, ndryshe nga Olta strategjike e Ramës.

Spahiu në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën, që duhet të dërgohet sa më shpejt në Gjykatë për tu shqyrtuar. Spahiu tha se për herë të parë në 34 vite kemi një përplasje të pushtetit politik me Kushtetuesen. Ndërsa për Xhaçkën thekson se duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga mandati.

“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka mbajtur sot një qëndrim dinjitoz dhe ka folur si burrë shteti, sepse për herë të parë kemi një kryetare të Gjykatës Kushtetuese që thotë Kuvendi realizoi një grusht shteti, në mënyrën se si e interpretoi, se vendimet tona kanë forcën e ligjit. Për herë të parë në 34 vite kemi një përplasje të pushtetit politik me Kushtetuesen. Qeveria shqiptare janë rreshtuar në mënyrë të njëanshme për mbrojtjen mandatit të deputetes. Xhaçka duhej të kishte dhënë dorëheqjen. SHBA do rreshtohen krah Zaçaj për të mbështetur pavarësinë dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Spahiu.