Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar ndryshimet e drejtuesve politikë në PD. Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv Spahiu tha se edhe sikur Berisha të delegojë në qarqe Trumpin, Biden dhe Harris nuk i fiton zgjedhjet.
‘Praktikisht Berisha sot në këtë gjendje që e ka partinë dhe që janë sondazhet, jo sikur të marrë Tomor Alizotin me Edmond Spahon, po edhe sikur të marri Biden me Donald Trumpin, e Kamala Harrisn në ato 3 qarqe nuk i fiton zgjedhjet. Problemi i ngërçit politik në Shqipëri nuk është vetëm Berisha, por është më i thellë.’- tha Spahiu.