Spahiu: Dhunimi i flamurit dhe monumentit të Skënderbeut në Kosovë, fillimi i një skenari anti-shqiptar

31 Korrik, 18:39 | Përditesimi: 31 Korrik, 18:39

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe përdhosjen e flamurit dhe monumentit të Skënderbeut në Kosovë.

Ai tha se ky është një skenar antishqiptar nga ata që duan që të nxisin konflikt dhe urrejtje mes vendeve. 

‘Ky është fillimi i një skenari antishqiptar, skandale dhe incidente të tjera kundër simboleve shqiptare do të vijojnë dhe kjo është nga shërbime të segmenteve antishqiptare. Ata po gatuajnë prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shqipërinë. Sot Kosova e çliruar është më e rrënuar dhe pa integritet. Është e paimagjinueshme që të mblidhet shumë herë kuvendi dhe të dështojë konstituimi i tij. Kosova po tregon dobësi dhe po ekspozon veten kur planeti është në 3 ose 4 vatra lufte dhe partnerët tanë nuk mund të shpenzojnë për tekat e drejtuesve shqiptarë. Ata që premtuan bashkim kombëtar nuk kanë bërë gjë tjetër veçse i kanë vënë shkrepsen. Incidente dhe skandale të tjera do të provokohen për të nxitur urrejtje edhe konflikt kundër Shqipërisë dhe Kosovës’, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com