Spahiu: Fredi Beleri 'Kalë Troje' i Berishës për t'i vënë zjarrin Himarës me shkrepsen e Greqisë

3 Korrik, 18:10 | Përditesimi i fundit: 2024-07-03 18:19:09

Kreshnik Spahiu duke folur në Studio Live pasditen e sotme u ndal edhe tek situata në bashkinë e Himarës dhe Fredi Beleri. Ai tha për Arbër Hitajn se Beleri është Kali i Trojës që ka lënë Sali Berisha për t'i vënë flakën Himarës dhe Shqipërisë me ndihmën e shkrepses greke.