Juristi Kreshnik Spahiu shpjegon arsyet pse sipas tij Shqipëria ka marrë një vlerësim më pozitiv nga BE se sa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Spahiu thekson në 'Frontline' se Shqipëria ka përmirësim të ndjeshëm sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjes ekonomike.
'Një nga progreset më të mëdha janë dy momente, e para lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. E dyta rritje e ndjeshme e fuqishme ekonomike me rritjen e turistëve. A kanë të drejtë apo jo nuk më takon mua.
Do ngre një pyetje 1 milion. Nëse nuk do ishte ky sistem politik, këto rrethana politike, a do kishte këto arritje SPAK. Korrupsioni ka lindur këto 5 vjet. Ka pasur. Pse janë rritur arrestimet e nivelit të lartë, janë bërë vetëm këto 3 vjet. Pse nuk janë bërë në 30 vjet? Me qeveri tjetër a do kishte bërë SPAK këto arrestime? O do flasim realitetin, ose flasim përralla. Po të kishte regjim politik tjetër, nuk do kishte sukses. Ky është sukses jo i 3 individëve. Kam lexuar dhe raportin e Kosovës, nuk e thonë që ka rritje ekonomike. Këta ekspertë i kanë studiuar më mirë se ne. Aty ku është bërë progres është progres. Mos të nisemi të krahasohemi më Kroacinë apo Bullgarinë.'