Kandidatja e PD-së, Jorida Tabaku, që u la në listat e hapura nga Sali Berisha, po mbledh më shumë vota se gjithë lista e mbyllur e kandidatëve të partisë.
Kështu u shpreh juristi Kreshnik Spahiu në studion e ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme (3 prill), në lidhje me përfaqësimin e grave në politikë dhe lidership.
Ai iu referua pikërisht një mesazhi jo të zakonshëm të dhënë ditë më parë nga Silva Turdiu, ish-sportistja dhe ish e fejuara e djalit të Mehmet Shehut në kohën e komunizmit, e cila apeloi për qytetarët e Tiranës dhe të djathtët që të votonin për Tabakun.




















